Danimarka drejt rrugës për heqjen e kufizimeve ndaj koronavirusit

schedule08:50 - 2 Prill, 2020

schedule 08:50 - 2 Prill, 2020

Danimarka është bërë shteti i parë europian që ka vendosur një afat kohor për rihapjen e vendit pas shpërthimit të koronavirusit, pasi kryeministrja bëri thirrje për një lehtësim gradual të kufizimeve pas Pashkëve.

Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës, tha që kishte dëshmi në rritje se vendi skandinav kishte “arritur të vononte infeksionin” dhe kjo solli “rritje në optimizëm”.

 

“Nëse ne danezët për dy javët e ardhshme – përtej Pashkëve – vazhdojmë të qëndrojmë së bashku, në distancë dhe nëse numrat mbeten të qëndrueshëm dhe të arsyeshëm, atëherë qeveria do të fillojë përsëri një hapje graduale, të qetë dhe të kontrolluar të shoqërisë sonë,” -tha ajo në një konferencë për shtp të hënën në mbrëmje.

Danimarka, e cila ka pasur 77 vdekje për shkak të koronavirusit dhe 2.577 raste të konfirmuara, ishte një nga vendet e para në Europë që mbylli kufijtë e saj me të huajt dhe shkollat, ​​ndërsa qeveria u përpoq të “rrafshojë kurbën” e infeksioneve.

Ajo gjithashtu ka dalë me një nga përgjigjet më ambicioze të politikës për të mbrojtur punëtorët, me qeverinë që paguan 75% të pagave të punonjësve, që përndryshe do të ishin larguar nga puna. Qeveria do të paguajë çdo muaj 3030 DKr (4,400 dollarë) për një punëtor, ndërsa kompanitë mbulojnë 25 përqindshin tjetër.

“Padyshim që është një faktor i kujdesit njerëzor. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por ka të bëjë që njerëzit të jenë sa më të qetë. Të ndihmosh punëtorët, është një shqetësim i madh në nordikët,” -tha Helge Pedersen, kryekonomist në Nordea, banka më e madhe në rajon.

Zonja Frederiksen nuk dha detaje konkrete se si do të rihapte shoqërinë, por tha se do të duhej të bënte disa ndryshime, për shembull, njerëz të ndryshëm që edukoheshin në orare të ndryshme të ditës dhe ora e vrullshme e punës të përhapej në mënyrë që transporti publik të mos të jetë i mbingarkuar.

Ajo gjithashtu nënvizoi se kufiri danez nuk do të hapet akoma. “Ne, sigurisht, nuk do të marrim infeksione të reja nga jashtë,” -shtoi ajo

Zonja Frederiksen mbylli pjesën më të madhe të Danimarkës dhe i dërgoi punëtorët në shtëpi më 11 mars. Ajo tha se masat, para së gjithash, kishin zhdukur pothuajse gripin normal, si dhe kufizuar përhapjen e Covid-19, me numrin e pranimeve në spital javën e kaluar, më të ulët se javën më parë. “Deri më tani, sistemi shëndetësor danez mund ta përballojë. Kjo është një shenjë e mirë,” -shtoi ajo.

Ekonomistët thonë se vendet nordike janë ndihmuar në reagimin e tyre ndaj krizës nga nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë./abcnews.al