Danimarka do të testojë 2 herë në javë popullatën

schedule12:36 - 19 Shkurt, 2021

schedule 12:36 - 19 Shkurt, 2021

Në Danimarkë janë të shqetësuar për variantin britanik të Covid, që është shfaqur në gjysmën e tamponeve pozitiv për koronavirus.

Kopenhagen kërkon të lehtësojë masat anti-Covid dhe të hapë vendin, për të lejuar qytetarët e që të kenë sërish një jetë sociale duke filluar nga 1 marsi. Dhe për këtë arsye është vendosur që çdo danez të testohet për Covid, dy herë në javë.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i shëndetësisë, në një konferencë për shtyp. Ai u shpreh se duhen përpjekje nga çdo qytetar dhe punëdhënës, por dhe nga e qeverisë për të siguruar që sistemi dhe tamponët të jenë gati.

Për ekspertët ekonomikë, kjo strategji është thjesht e çmendur dhe jo reale. Kryerja e dy testimeve në javë për 5.8 milion banorë do t’i kushtonte shtetit 13 miliard euro në vit: kushton sa i gjithë shërbimi shëndetësor kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!