Personat e vaksinuar nga vendet e Bashkimit Europian dhe Shengen do të lejohen të udhëtojnë në Danimarkë, sipas një deklaratë nga ministria e jashtme.
Qeveria e Danimarkës ka hartuar një plan për të rihapur gradualisht kufijtë e vendit, duke filluar nga 21 Prilli.
Që nga 1 maj, personat e vaksinuar plotësisht, përfshirë turistët, në vendet e BE-së ose Shengenit me norma të ulëta infeksioni do të lejohen të hyjnë në Danimarkë. Ata nuk do të kenë nevojë të paraqesin një test negativ apo të karantinohen./abcnews.al