Danimarka dhe Suedia akuzojnë Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore

schedule22:53 - 1 Maj, 2022

schedule 22:53 - 1 Maj, 2022

Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve.

Komanda Daneze e Mbrojtjes i tha AFP se avioni ishte një avion zbulues që ishte në hapësirën ajrore daneze për një moment shumë të shkurtër dhe se avionët danezë F-16 ndërhynë menjëherë. Ai shtoi se incidente të tilla janë të rralla.

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se shkelja ishte krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale.

Ndërsa Danimarka është anëtare e NATO-s, Suedia po debaton nëse duhet t’i bashkohet aleancës. Megjithatë, ministri suedez i mbrojtjes tha se nuk kishte prova se incidenti ishte i lidhur me këto diskutime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!