Një nga emrat që mund të ndezë merkaton e radhës është sigurisht ai i Dani Olmo.
Kontrata e lojtarit spanjoll me Leipzig skadon për një vit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, pavarësisht ofertave të shumta të bëra tashmë nga klubi gjerman.
Ish-lojtari i Dinamo Zagrebit mund të jetë një opsion shumë i mirë për skuadrat e mëdha evropiane.
Në gjurmët e tij është Barcelona e cila ka kohë që e ndjek nga afër 25-vjeçarin, por nuk duhet harruar as Real Madrid me Bayern Munich të cilët kanë kërkuar informacione bazë mbi kartonin e tij.
Leipzig ka bërë të qartë që minimumi që duan të nxjerrin nga shitja e kartonit të tij është shifra prej 35 milionë euro./ h.ll/abcnews.al