Dani Alves: Neymar ka lindur për të qenë special, njeriu më i pastër që njoh

schedule16:18 - 14 Maj, 2020

schedule 16:18 - 14 Maj, 2020

Dani Alves dhe Neymar kanë ndërtuar prej vitesh një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. 37-vjeçari i Sao Paulo, fituesi më i madh në historinë e futbollit me 42 trofe, ka luajtur me sulmuesin te Barcelona, PSG dhe Brazili.

Ai është si vëllai i madh për yllin e kampionëve të Francës dhe nuk i kursen elozhet për të gjatë një deklarate të dhënë për një program brazilian. “Njerëzit kujtojnë se futbollistët nuk kanë probleme, por edhe ne jemi qenie humane.

Neymar është një nga njerëzit më të pastër që kam takuar ndonjëherë. Ai ka personalitetin e tij, gjithmonë ka marrë përgjegjësi dhe ka lindur për të qenë special. Një kritikë për të? Thjesht duhet të përqendrohet në potencialin e tij”, komenton Dani Alves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!