Dani Alves ia del, braziliani paguan 1 milion euro për lirimin e tij me kusht

schedule14:15 - 25 Mars, 2024

schedule 14:15 - 25 Mars, 2024

Ish-futbollisti i kombëtares braziliane, Dani Alves, i dënuar për përdhunim në Spanjë në muajin shkurt, ka paguar garancinë e tij prej 1 milion eurosh dhe mund të largohet nga burgu në pritje të apelit të tij, tha një gjykatë të hënën.

Një nga futbollistët më të dekoruar në botë, Dani Alves, u dënua muajin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunmin e një gruaje në banjën VIP të një klubi nate të Barcelonës, në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Në një veprim të befasishëm, një gjykatë e Barcelonës ra dakord të mërkurën e kaluar me kërkesën e tij për lirim të përkohëshëm, ndërsa apeli i tij shqyrtohet me kusht që ai të paguajë garancinë prej 1 milion eurosh, të dorëzojë pasaportat e tij spanjoll dhe braziliane, të qëndrojë në vend dhe të paraqitet në gjykatë.

40-vjeçarit iu desh deri të hënën për të paraqitur fondet, që do të thotë se ai mbeti në burg ndërsa rrethi i tij u përpoq të mblidhte paratë.

“Ju informojmë se depozitimi i kushtit të Dani Alves është regjitstruar në llogaritë e seksionit të 21-të të Gjykatës së Barcelonës”, thuhej në deklaratën e gjykatës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!