Një kthesë e papritur, si një gol në minutën e fundit. Dani Alves e ka mbyllur prej kohësh me futbollin, por ndoshta ka realizuar golin e jetës.
Pasi kaloi më shumë se një vit në burg, ish mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit është liruar nga akuzat për “sulm seksual” ndaj një vajze në 31 dhjetor të vitit 2022 në një prej diskotekave më të famshme të Bartcelonës. Sekksioni i Apelit në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Kalalonjës, pranoi rekursin e Dani Alevesh, duke e shpallur atë të pafajshëm.
Sipas trupës gjykuese të përbërë nga tre gra dhe një burrë, në dëshminë e vajzës ka “shumë pasaktësi dhe kontradikta, ashtu sin ë vlerësimet juridike dhe pasojat e tyre” që sollën dënimin me 4 vite e gjysmë të Dani Alvesh në shkallën e parë.
Në këtë mënyrë, në vendimin e Gjykatës së Lartë ka prevaluar prezumimi i pafajësisë dhe se I akuzuari nuk mund të dënohet “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.
Dani Alves u arrestua në janar të vitit 2023, ndërsa qëndroi në burg deri në mars të 2024, kur pas vendimit të dënimit nga Gjykata Penale e Katalonjës, ai u la i lirë me kusht, pasi pagoi garancinë 1 milionë euro. Po ashtu, ish futbollistit iu tërhoq pasaporta dhe ishte I detyruar të parqitej një herë në javë në gjykatë dhe të qëndronte në një distancë të përcaktuar nga viktima e mundëshme.
I gjithë ky kalvar I shkatërroi jetën dhe e rrënoi financiarisht Dani Alves, që kishte fituar shumë në karrierën e tij si futbollist në nivelet më të larta.
Me marrjen e pafajësisë, braziliani tani mund të nisë gjithçka nga e para, ndërsa avokatia e tij ka lënë të hapur mundësinë e një padie civile me kërkesën për dëmshpërbim./abcnews.al