Dan është një talent i lindur dhe mami Jonida nuk mund të ishte më krenare se kaq

schedule15:03 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:03 - 21 Shkurt, 2021

Jonida Maliqi u bekua me një djalë 9 vite më parë, me të cilin ka treguar se gëzon një raport mjaft të ngushtë. Dan tashmë është rritur duke u bërë një artist i vërtetë, cilësi që e ka trashëguar padyshim nga e ëma. Megjithatë, nuk preferon të njëjtën fushë si mami Jonida, ai ka treguar se është një talent i vërtetë në pikturë.

Së fundmi, Maliqi ka publikuar një pikturë të të birit në Instagram. “Në imagjinatën, fantazinë dhe harmoninë e ngjyrave të jetës time Dan”, ka shkruar Jonida krahas postimit. Vogëlushi ka marrë komplimenta nga miqtë dhe fansat e Jonidës, që janë mahnitur nga talenti i tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

“Artist si mama”, “Një talent i vërtetë. Do të bëhet një yll”, kanë qenë disa prej komentuesve që iu ka tërhequr vëmendjen talenti i jashtëzakonshëm i të birit të saj. Ndërkohë, përsa i përket këngëtares kujtojmë që pak ditë më parë konfirmoi ndarjen me Romeo Veshajn, pas shumë kohësh së bashku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!