Dallgët i nxjerrin në breg, mbetjet “pushtojnë” Lungomaren

schedule13:48 - 29 Nëntor, 2021

schedule 13:48 - 29 Nëntor, 2021

Moti i keq me erëra të forta dhe dallgë kanë bërë që mbetje të shumta të pushtojnë vijën bregdetare të Vlorës, përgjatë Lungomares.

Siç duken edhe nga pamjet që sjell abcnews.al vija bregdetare është mbushur me mbetje, ku dominon më së shumti plastika.

Lungomare është vija me e bukur bregdetare e qytetit të Vlorës, që gjatë sezonit të verës mbipopullohet nga turistët dhe pushuesit.

Situata e sotme ka ardhur pas shirave intensive të mbrëmjes së kaluar. Ndërkohë si pasojë e motit të keq, lundrimi detar në Vlorë vijon të jetë i pezulluar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!