Dallgët dhe era pengojnë tragetin e Brindisit të ankorohet, 129 pasagjerë presin të bllokuar

schedule10:45 - 30 Nëntor, 2021

schedule 10:45 - 30 Nëntor, 2021

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme për lëvizjen e mjeteve të lundrimit në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të motit të keq trageti i linjës, Vlorë-Brindisi e ka pasur të vështirë që të ankorohet në  port.

Ndërkohë pas shumë përpjekjeve ai arriti që të ankorohet, por ka këputur të gjitha litarët dhe doli sërish në radën e Vlorës në pritje të një përmirësimi të kushteve të motit, që sipas kapitenerisë pritet të jenë mbas orës 12.00.

Ndërkohë 129 pasagjerët  të cilët udhëtonin me këtë traget nuk kanë mundur të zbresin duke qëndruar në det të hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!