Dallgë të forta, pezullohet lundrimi i trageteve dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

schedule10:31 - 31 Mars, 2022

schedule 10:31 - 31 Mars, 2022

Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës. Si pasojë është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë; janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Njoftimi i plotë:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge  nga  2.50  deri  4.50  metra.

1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.

4.Përmisimi i situatës meteorologjike  të përkeqësuar në gjiun e Vlorës  dhe  jashtë saj  për mjetet e vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!