Dalja e Shqipërisë nga lista gri/ Ekspertët: Lidhet me forcimin e sistemit të drejtësisë

schedule20:43 - 27 Tetor, 2023

schedule 20:43 - 27 Tetor, 2023

TIRANË- Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave, në të cilën kishte hyrë në shkurt të vitit 2020. Ky zhvillim pozitiv u komentua mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Sheshi i Dollarit” në Abc News.

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi tha se ky trend pozitiv nuk do realizohej pa sistemin e drejtësisë, i cili ka shtuar kontrollohet për të gjitha institucionet.

“Patjetër që lidhet. Pa sistemin e drejtësisë nuk do kishin vlerë. Janë raportuar raportime të tilla për pastrimin e parave dhe ato janë mbetur në heshtje ose nuk kanë shkuar deri në fund, Ne nuk kemi një vendim që ka të dënuar për pastrim parash. Nuk e kemi patur atë sistem drejtësisë, që duhej të thellohej në hetim. Është një çështje që kërkon profesionalizëm”, tha Sejdarasi.

Po ashtu edhe ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se fokusi kryesor duhet të jetë te drejtësia. Ajo shprehet se një sistem gjyqësor i pakorruptuar rrit besimin e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe kjo e fuqizon ekonominë tonë.

“Fokusi pas gjithë këtyre ecurie, mendoj se duhet mbetur tek reforma gjyqësore, një sistem i drejtë, lehtëson ecurinë dhe zhvillimin e tregut. Ekzistenca e një sistemi gjyqësor i korruptuar, investitorët e huaj e shohim vendin me më pak interes. Sa më shumë i pavarur të jetë sistemi gjyqësor kjo e ndihmon. Baza për mua qëndron tek reforma gjyqësore”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!