Mbreti Karl III ka bërë daljen e tij të parë publike që pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Ai u ngjit në skenën e Portsmouth në eventin e mbajtur për të kujtuar heronjtë e “D-Day”, duke i thënë atyre se shteti do t’i jetë gjithnjë borxhli.
Mbreti Karl foli pas djalit të tij, Princit William, duke thënë se është krenar që qëndron krahë veteranëve të mbijetuar.
Në shkurt të këtij viti, Pallati Mbretëror deklaroi se monarku 75-vjeçar u diagnostikua me kancerin e prostatës dhe që atëherë ai nuk kishte bërë asnjë dalje publike.
/abcnews.al