Dalin SMS-të sekrete mes Thaçit dhe Pacollit për Albin Kurtin

schedule18:07 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:07 - 3 Shkurt, 2020

Kreut të AKR-së Behgjet Pacollit i kanë dalë telashe sot pasi premtoi votën e AKR-së për qeverinë Kurti gjatë fjalimit në Kuvend. Për këtë, ai ka marrë një sms nga Presidenti i Kosovës.

Mediat kanë “përgjuar” telefonin e Pacollit në Kuvend, më saktë kanë arritur të incizojnë një këmbim sms’sh të kreut të AKR’së me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në tekst, Pacolli është arsytuar për votën e premtuar duke shkruar… “thika, e asnjëherë kur je ti në pyetje. Vota për ta është e paevitueshme exhe (edhe), pa votën time” ka shkruar Pacolli.

Kreu i AKR-së ka raporte të afërta me Presidentin Hashim Thaci duke qenë edhe pjesë e koalicioneve të përbashkëta qeveritare.

Telefoni i Pacollit kishte qenë edhe një herë në fokus të mediave pikërisht kur ai po zgjedhej President në një seancë plotë tensione në vitin 2010 e cila më vonë u shpallë antikushtetuese, aty.

Në atë kohë Pacolli kishte komunikuar me këshilltarin e tij Esad Puskar i cili për zgjedhjen së Pacollit po komunikonte me ambasadorin amerikan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!