Dalin përgjigjet e testeve të koronavirusit të Tiranës. Të gjithë pjesëtarët kanë dalë negativë dhe në klubin kryeqytetas janë çliruar plotësisht.
Infektimi i Qardakut të Bylisit, kundërshtarëve të kryesuesve në mesjavë, ndikoi që Ministria e Shëndetësisë të urdhërojë kryerjen e tamponëve nga të gjithë pjesëtarët e Tiranës.
Mëngjesin e sotëm u kryen testet dhe nuk ka vonuar dalja e përgjigjeve. Asnjë rast pozitiv, lajm që gëzon popullin bardheblu. Tani vëmendja përqendrohet te ndeshja jashtë fushe me Luftëtarin, sfidë që luhet nesër në orën 17:00. /abcnews.al