Koronavirusi ka goditur keq Interin. Plot katër lojtarë kanë rezultuar pozitivë në ditët e fundit: Danilo D’Ambrosio, Samir Handanovic, Stefan De Vrij dhe Matias Vecino.
ATS e Milanos (Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit) vendosi shtyrjen e ndeshjes ndaj Sassuolos, që ishte programuar të luhej të shtunën në mbrëmje në “San Siro”.
ATS vendosi pezullimin e menjëhershëm të çdo aktiviteti të Interit deri ditën e hënë dhe bllokoi largimin e lojtarëve të ekipit zikaltër drejt ekipeve kombëtare.
Të gjithë pjesëtarët e Interit iu nënshtruan tamponëve ditën e djeshme. Rezultatet kanë dalë dhe, për fat të mirë, nuk ka asnjë tjetër të infektuar me Covid-19.
Monitorimi i lojtarëve do të vazhdojë deri ditën e hënë për të shmangur rrezikun e një përhapje të mëtejshme të virusit pas pozitivitetit të katër futbollistëve. /abcnews.al