Dalin përgjigjet e 90 të testuarve për Covid-19 në Berat, kontakte të infermieres së infektuar

schedule10:10 - 16 Maj, 2020

schedule 10:10 - 16 Maj, 2020

Stafi mjekësor në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Beratit i është nënshtruar testit të Covid-19, pasi një infermiere u konfirmua e infektuar.

Testimi u bë edhe për personat e kontaktit të familjarëve të tjerë të punonjëses së bashkisë Berat, vëllait dhe motrës së saj, që rezultuan pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga 90 testime të kryera në total në qytetin e Beratit, asnjë rast nuk është konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Në Berat nuk ka sot asnjë rast të ri, ndërsa në total numri i të prekurve ka shkuar në 10. Të gjitha rastet janë të konfirmuara së fundmi, pasi Berati ishte në zonën e gjelbër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!