Reperi i njohur, Don Xhoni është ndaluar nga policia e Kosovës. Mediat kosovare kanë publikuar momentin kur reperi ndalohet afër stadiumit të Prishtinës ndërsa policia kontrollon edhe makinën e tij “Range Rover”. Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit ndërsa reperi nuk ka reaguar deri më tani.
Dhe pak ditë më parë, reperi u përball me policinë gjatë xhirimeve të klipit të këngës me Loredanën. U përfol se shkaku ishte se ekipi i xhirimit nuk kishte pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për të xhiruar.
Në shtator, reperi mori një gjobë nga policia dhe arsyeja ishte mosrespektimi i masave kundër Covid-19. /abcnews.al