Presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarët e lartë rusë kanë mohuar se Moska po përgatitet të ndërmarrë një pushtim të Ukrainës fqinje. Por videot e postuara në rrjetet sociale sociale tregojnë një histori tjetër.
Lexo edhe: Presidenti ukrainas e pranon: Sulmi rus po afrohet, u informuam për ditën
Postimet nga përdoruesit e mediave sociale përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën kanë zbuluar disa nga armët dhe automjetet që kanë qarkulluar drejt vijës së frontit javët e fundit.
@kotehok1099 #утродоброевойна?#карачев32 ♬ Идёт война – DJEY.USTINOV.DJEY
Video nga autostradat publike tregon kamionë të ngarkuar me furnizime, si dhe tanke, armë dhe trupa.
Situata në kufirin ruso-ukrainas është në kolaps të plotë , me datën e një pushtimi të mundshëm rus që thuhet të jetë brenda pak ditësh. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim televiziv theksoi se ishte informuar për një sulm nga Moska në 48 orët e ardhshme, pra të mërkurën. g.v/abcnews.al