Dalin pamjet nga festa e zyrtarëve të qeverisë në mes të pandemisë, kërkohet dorëheqja e Johnson

schedule14:17 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 14:17 - 8 Dhjetor, 2021

Udhëheqësi Westminster i Partisë Kombëtare Skoceze i ka bërë thirrje kryeministrit britanik Boris Johnson që të japë dorëheqjen, pas publikimit të një videoje në të cilën shihen zyrtarë të lartë të qeverisë duke u argëtuar në një festë Krishtlindjesh, – festë e cila supozohet se është zhvilluar vitin e kaluar pavarësisht kufizimeve të koronavirusit, shkruan euronews

Sekretarja e atëhershme e shtypit të Johnson, Allegra Stratton, u pyet nga këshilltari i  kryeministrit, Ed Oldfield, në lidhje me raportet për një “festë të Krishtlindjeve në Downing Street”, por ajo mohoi akuzat. Një punonjës i Downing Street tha se ishte një takim biznesi, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për asnjë festë.

Partia Laburiste i ka kërkuar policisë të Londrës të hetojë raportet për dy festa që u organizuan në Downing Street vitin e kaluar. Forcat policore thanë se ishin në dijeni të “shkeljeve të supozuara të rregulloreve në një ndërtesë qeveritare nëntorin dhe dhjetorin e kaluar, raporton abcnews.al

Downing Street ka mohuar akuzat për organizimin e një festë për Krishtlindje, ndërkohë  Johnson ka këmbëngulur se asnjë rregull nuk është shkelur. Udhëheqësi i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer, i bëri thirrje gjithashtu Johnson-it që të kërkojë falje.

“Fatkeqësisht, ne kemi një kryeministër që është distancuar nga e vërteta”, tha Starmer.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!