Një laborator prodhimi kriptomonedhash është zbuluar në qytetin e Krujës.
Abcnews.al, ka siguruar pamjet e pajisjeve që përdoreshin për prodhimin e monedhave virtuale.
Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për vjedhje energjie. Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale.
Përveç kostos së lartë të pajisjeve, makineritë e prodhimit të kriptomonedhave kanë edhe një shpenzim tepër të lartë të energjisë elektrike.
/abcnews.al/