Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur një traget në nisje është përplasur me një traget të ankoruar.
Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë dhe dallgët që kanë përfshirë bregdetin Adriatik.
Ndërkaq, si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të mëdha. Abcnews.al publikon pamjet e incidentit.

