Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dalin pamjet, këto janë pakot e kokainës në Durrës

schedule14:21 - 7 Shtator, 2021

schedule 14:21 - 7 Shtator, 2021

Për herë të katërt, në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në Portin e Durrësit, anti-droa ka gjetur një sasi të konsiderueshme kokaine. Sipas policisë, pas peshimit të pakove, rezulton se në kontejnerët që vinin për llogari të kompanisë  “Alba Exotic Fruit” u gjetën 7.7 kg kokainë.

Ndërkohë, Abcnews.al ka siguruar edhe pamje të pakove në të cilat ishte mbështjellë lënda narkotike.

Mësohet se ka qenë Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut që ka ushtruar kontroll të imtësishëm në një nga kontenierët e ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë Barjon Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti. Kujtojmë se kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ i është gjendur edhe tre herë të tjera kokainë në kontejnerët që vinin për llogari të saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!