Dalin pamjet, këto janë makinat luksoze të sekuestruara nga OFL

schedule14:03 - 20 Shkurt, 2020

schedule 14:03 - 20 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit që po zbatohet përmes një akti normativ prej 20 ditësh, u ka dërguar kërkesë për justifikimin e pasurisë një sërë personazhesh të botës së krimit. Sakaq janë sekuestruar edhe mjete luksoze. Për herë të parë sot zëdhënësja e OFL e zhvilloi konferencën në parking, ku ndodhen makinat e sekuestruara gjatë operacioneve të ndryshme në qytetet kryesore, si Durrës, Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë, etj.

Në videon e publikuar nga policia shihet se janë sekuestruar makina shumë të shtrenja dhe luksoze, Mercedes Benz, Audi, etj. disa prej tyre të blinduara. Siç është bërë e ditur tashmë, makina dhe të gjitha pronat janë nën sekuestro të përkohshme pasi urdhri i konfiskimit jepet vetëm nga Gjykata e Posaçme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!