Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dalin pamjet/ Kamioni shemb mbikalimin e këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset pasagjeri

schedule08:50 - 22 Shtator, 2022

schedule 08:50 - 22 Shtator, 2022

Këtë mëngjes (22 shtator) është shembur mbikalimi i këmbësorëve në Sukth, si pasojë e një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me mbikalimin e këmbësorëve.

Për pasojë është amortizuar struktura metalike që ngrihej në autostradën në Sukth.



Nga pamjet duket mbikalimi i rrëzuar, i cili mund të kishte rrezikuar mjetet që kalonin më autostradë, por për fat të mirë nuk janë nuk janë shkaktuar dëme në automjete tjera.

Policia thotë se devijuan trafikun deri në pastrimin e plotë të rrugës. Ndërsa, aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Sakaq mësohet se nga përplasja e kamionit është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në kamion./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!