Gresa Krasniqi, vajza e ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka publikuar fotografi të rralla të shtëpisë së djegur në Negroc.
Gresa ka njoftuar se në këto fotografi shihen pamje të shtëpisë së Jakup Krasniqit dhe vëllezërve të tij në Negroc, në vitin 1999. Shtëpi janë të djegura dhe të shkatërruara nga forcat serbe.
Jakup Krasniqi së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po qëndrojnë në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte.