Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht në Santa Barbara, Kaliforni, vetëm një muaj pasi mbajtën një ceremoni private martese në Las Vegas pa licencë martese. Dyshja e njohur, të cilët u fejuan në tetor 2021, shkëmbyen betimet në praninë e disa miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes.
TMZ raportoi lajmin, të cilin e konfirmuan më pas burime për revistën People. “Ata duhej të martoheshin ligjërisht përpara dasmës së tyre të madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt”, thotë burimi për revistën. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë fëmijët, janë shumë të emocionuar”.

Kardashian dhe Barker u fejuan në tetor 2021 në një plazh në Montecito. Dyshja ishin për më pak se një vit bashkë kur rokeri u ul në gju për t’i propozuar. Ata mbajnë dhe një ceremoni në Las Vegas pas ndarjes së çmimeve Grammy 2022 por nuk u martuan ligjërisht.


/abcnews.al

