Dalin pamjet e operacionit në mesditë, sekuestrohen 6 ton kokainë

schedule11:25 - 30 Qershor, 2021

schedule 11:25 - 30 Qershor, 2021

Ushtria e Kolumbisë ka sekuestruar 6 ton kokainë në zonën jug-lindore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se kokaina i përkiste një grupi rrebel që reziston me armë ndaj qeverisë së Bogotas.

Gjatë operacionit që zgjati disa orë, ushtria shkatërroi edhe tre laboratore të mëdha kokaine që i përkisnin pikërisht rrebelëve të “Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” , të cilët kërkojnë e mbështesin aktivitetin e tyre pikërisht me trafikun e kokainës jashtë vendit.

Vlera e kokainës së sekuestruar si edhe të makinerive që i përkisnin grupit vlerësohet të jetë rreth 9 milion dollar, duke qenë një ndër goditjet më të forta ndaj këtij grupi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!