Dalin pamjet e makinës së djegur pas atentatit ndaj Çapjes, e vjedhur e me targa të mbivendosura

schedule11:32 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:32 - 8 Qershor, 2020

Dalin pamjet e makinës së djegur nga autorët e atentatit të Ardjan Çapjes të ndodhur paraditen e sotme në Elbasan.

Në videon e sigururar nga Abc News duket makina e djegur në një vend larg zonës urbane e shkrumbuar nga flakët.

LEXO EDHE: Atentat në Elbasan, plagoset Ardian Capja. Gjendet një makinë e djegur

Mësohet se makina është e vjedhur, ndërsa ka edhe targa të mbivendosura gjithashtu të vjedhura në Fushë-Krujë.

Në automjet kishte edhe disa fishekë të cilët plagosën zjarrfikësin gjatë shuarjes së flakëve.

Lexo edhe: Atentati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull

Çapja ndërkohë është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore./abcnews.al