Abcnews.al ka siguruar pamjet e makinës pas atentatit që tronditi Tiranën mesditën e sotme, nga ku mbeti vrarë Aleksandër Sadiku.
Makina e të riut shpërtheu, pasi në të ishin vendosur lëndë eksplozive, njofton policia.
Ndërsa nga pamjet duket se nga mjeti u nuk ka ngelur asgjë, pasi është shkrumbuar i gjithi.
Lexoni KËTU gjithçka mbi atentatin sot
Sasia e lëndës eksplozive shpërtheu teksa i riu ishte duke lëvizur në aksin Saut -Teg , ku 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti polici dhe autoambulanca për ta dërguar në spital, por siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të rënda që mori.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat speciale RENEA për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që efektivë të tjerë janë duke marrë provat për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes
/abcnews.al/