Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, pasi akuzohen për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Përveç tyre janë dënuar edhe tre persona tjerë me 24 vite burg të total. Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në qytetin turk të Stambollit nga një ekip agjentësh saudit.
Ndërkaq është prezantuar rekonstruktimi 3D i krimit, në konsullatën saudite në Stamboll.
Në video mund të shihet gjithçka që ka ndodhur brenda konsullatës gjatë 2 tetorit të vitit të kaluar./abcnews.al