Dalin në shitje atletet me gjak njeriu

schedule12:35 - 29 Mars, 2021

schedule 12:35 - 29 Mars, 2021

Reperi Lil Nas X do të nxjerrë në shitje atletet e quajtura “Satan Shoes”, me një pentagram bronzi, një kryq të përmbysur dhe me gjak të vërtetë njeriu. Artisti i “Old Town Road”, ka bashkëpunuar me kompaninë MSCHF për atletet, ku 666 palë prej të cilave kanë dalë në shitje të hënën.

Për krijimin e tyre u përdorën Nike Air Max 97, megjithëse marka e veshjeve sportive është distancuar nga dizajni. “Ne nuk kemi lidhje me Lil Nas ose MSCHF. Nike nuk i ka dizenjuar ose publikuar atletet dhe ne nuk i mbështesim ato.”, tha Nike në një deklaratë për CNN.

'Satan Shoes' do të lansohet të hënën si një botim me edicion të kufizuar.

Atletet përmbajnë 60 centimetra kub bojë të kuqe dhe një pikë gjaku njerëzor, sipas MSCHF. Ato kanë një çmim prej 1.018 dollarësh, referim për fragmentin biblik Luka 10:18 që thotë: “Unë pashë Satanin të binte si rrufe nga qielli”. /abcnews.al

Image