Dalin në ankand flokët e këngëtarit të njohur, të prera në vitin 1989

schedule19:52 - 13 Maj, 2021

schedule 19:52 - 13 Maj, 2021

Kitarat e Eddie Van Helenit, Eric Claptonit e Aerosmithit, kujtimet e nënshkruara nga “The Beatles” dhe disa fije floku të Kurt Cobain, do të jenë në mesin e gjërave që do të vihen në një ankand online, e i cili pritet të përfundojë brenda disa javësh.

Gjashtë fije floku të ikonës së rrokut, vokalistiti të “Nirvanas”, do të jenë pjesë e ankandit, e po ashtu një kitarë e rrallë e grupit e nënshkruar.

Flokët e Kurt Cobain ishin prerë nga një shok i tij në vitin 1989, ndërkohë që oferta minimale për to do të jetë 2,500 dollarë.

Një kitarë të cilën Cobain e kishte përdorur gjatë një paraqitjeje “Unplugged” për MTV-në, ishte shitur më parë për 6 milionë dollarë.

Ankandi i cili këtë radhë përmban edhe flokët e Cobain, do të mbyllet të shtunën, më 15 maj, derisa një pjesë e të ardhurave që do të sjellë ai, do t’i ndahen një fondi që ndihmon muzikën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!