Dalin fotot/ Pasi improvizoi vdekjen e tij në Pukë, Pecorelli nisi pushimet në Vlorë

schedule10:52 - 23 Shtator, 2021

schedule 10:52 - 23 Shtator, 2021

I gënjeu të gjithë dhe për disa muaj menduan se ai u dogj brenda një makine në një fshat në Pukë. Por Davide Pecorelli, italiani që inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti, fshihej në Vlorë dhe për më tepër kishte krijuar edhe miqësi për disa kohë ku më pas i ndihmuar nga një prift i njohur në vend arriti të kontaktonte disa priftërinj të tjerë në Bosnjë dhe u zhvendos atje.

Davide Pecorelli raportohet se ka qenë në Vlorë të paktën deri më 12 shtator nën identitetin e rremë, ku ishte prezantuar si Cristiano, një shkrimtar italian i cili kishte krijuar një lloj xhirim të Count of Montecristo të Dumas, në kërkim të thesarit legjendar të San Mamiliano, në një ishull shqiptar.

Përpara simulimit të makinës së djegur pranë Pukës nga vetë Pecorelli, së bashku me eshtrat të vjedhura në një varrezë, çuan në hipotezën e një vrasjeje të mundshme. Por rindërtimi i ngjarjes zbuloi se ai ishte gjallë dhe të gjithë historinë e kishte inskenuar.

Së fundmi janë publikuar fotot e Pecorellit me disa miq të tij në Vlorë ku ai qëndroi për disa kohë pas inskenimit të vdekjes.

Zyrtarisht ai duhet të ishte kthyer në Itali për të rinovuar disa dokumente dhe për të ndihmuar babanë e tij të sëmurë. Ndërkohë një tërheqje në bankomat në Itali zbuloi se ai ishte gjallë dhe ishte kthyer në Itali.

Mediat italiane kanë zbuluar se Davide kishte qenë në periferi të Vlorës që nga marsi dhe jetonte në një apartament me qira 100 metra nga deti. Ai frekuentonte restorantin “Lenzi”, bënte aktivitet fizik në plazh dhe argëtohej në Shqipëri. Me pak fjalë, bëtë një jetë të ëmbël. Gjatë qëndrimit të tij të gjatë ai do të zinte miqësi me pronarin e lokalit dhe me njerëz të tjerë përfshirë një ish -futbollist të Vlorës.

Fotot flasin vetë: momente argëtimi, mes dollive me njëri tjetrin, biznesmeni i zhdukur që nga janari ka flokë të gjatë dhe mjekër. Me sa duket ai qëndroi pjesën më të madhe të ditës në bare, restorante dhe plazhe pranë detit. Të gjitha mes bisedave të gjata me miqtë të cilëve u kishte thënë se po shkruante një histori për Kontin e Monte Kristos që ndodhej në ishullin e Sazanit.

Njerëzit që ai takoi në Vlorë, treguan se komunikimi i fundit që kishin me të ishte ai i 12 shtatorit, kur Davide apo Cristiano dhe më pas mësuan se po jetonin me një njëri “të vdekur”.

Tashmë në Shqipëri për Pecorellin ka nisur një hetim dhe ai do të përballet me disa akuza. Së shpejti pritet të lëshohet edhe një urdhër arresti ndaj tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!