Dalin fotot nga Saranda, Italia sekuestron super jahtin 578 milion dollar të oligarkut rus

schedule10:40 - 12 Mars, 2022

schedule 10:40 - 12 Mars, 2022

Këtë të shtunë bëhet me dije se autoritetet italiane kanë konfiskuar superjahtin e një miliarderi rus, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Mediat bëjnë me dije se anija e quajtur “A”, i përket miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, i cili ka edhe kompaninë EuroChem Group dhe atë të thëngjillit, SUEK.

Sipas qeverisë italiane Jahti, besohet se ka vlerën e rreth 578 milionë dollarëve. Jahti në fjalë ka qenë gjatë verës edhe në Shqipëri për t’u furnizuar me karburant për shkak se e marrin me çmim shumë të lirë krahasuar me tregun.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar autoritetet italiane ka konfiskuar vila dhe jahte në vlerë të 156 milionë dollarëve nga pesë rusë të profilit të lartë, të cilët po ashtu janë sanksionuar nga blloku evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!