Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i natës së parë të Eurovision 2022.
Hapja do të bëhet pikërisht nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila do të performojë këngën “Sekret”.
Vihet re që ajo është veshur e gjitha me rozë dhe do të shoqërohet nga katër djem balerinë dhe koreografia Klaudia Pepa.
Në fotot e para, Ronela duket shumë e qeshur dhe padyshim plot emocione.
Ndërkohë, më herët, artistja ka publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo./abcnews.al