Dalin fotot e fregatës greke pas përplasjes me anijen turke në Egje

schedule13:09 - 14 Gusht, 2020

schedule 13:09 - 14 Gusht, 2020

Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det tani, por edhe në media e rrjete sociale.

Mediat greke kanë publikuar foto të fregatës “Lemnos”, e cila pati një incident me fregatën tjetër turke “Kemareis” në ujërat e nxehta tashmë të Egjeut Lindor.

Fregata greke “Lemnos”

Ndërkohë që mediat turke raportuan se fregata greke ishte dëmtuar dhe kishte dalë jashtë funksioni duke shkuar për të riparuar, grekët nxorrën fotot duke thënë se ajo është tërësisht funksionale dhe vijon operacionin në Egjeun Lindor, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: “Në rast lufte, këta janë ishujt e parë grekë që do të pushtohen”: Harta turke shkakton alarm në Greqi

Sipas mediave turke, ndërkohë që anija “Oruç Reis” ka qenë duke kryer kërkime në Egjeun Lindor, fregata greke “Limnos” ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të saj duke i kërkuar që të largohet nga zona.

Në këtë moment, sipas mediave turke, ka ndërhyrë fregata turke “Kemalreis”.

Lexo edhe: Përplasja me Greqinë, avionët spiun izraelitë ndjekin hap pas hapi anijet turke

Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake duke bërë sipas mediave turke që fregata greke të largohet duke shkuar për tu riparuar.

Fregata turke “Kemal Reis”

Ndërkohë, tensioni vijon i lartë në zonë, në të cilën ndodhet edhe “task forca” franceze e përbërë nga dy avionë dhe dy anija ushtarake që janë duke kryer manovra me ushtrinë greke aktualisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!