Dalin emrat, kush janë dy vëllezërit që u plagosën sonte në Shkodër

schedule20:18 - 20 Mars, 2021

schedule 20:18 - 20 Mars, 2021

SHKODËR- Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Abcnews.al ka mësuar se të plagosurit janë Marjan Doçi 23-vjeç dhe vëllai i tij Hoten Doçi, 30-vjeç

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, ndërsa njoftohet se dy vëllezërit e plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:Plas arma në Shkodër, plagosen dy persona

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe kontrollin e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!