“Dale”: Kida, Ledri Vula dhe Butrint Imeri bëhen bashkë për hitin e ri

schedule08:38 - 3 Korrik, 2021

schedule 08:38 - 3 Korrik, 2021

Kida, Ledri Vula dhe Butrint Imeri kanë publikuar këngën e tyre më të re. “Dale” titullohet projekti që është realizuar dhe me videoklip, i cili është realizuar në Turqi. Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët ndërsa muzika është punuar nga producenti Çelik Lipa.

Ky është projekti i dytë për artistët për këtë sezon. Ledri erdhi në një bashkëpunim me Majk, që rezultoi një sukses ndërsa Kida solli pak javë më parë super hitin me reperin gjerman, Samra. Një javë më parë, Burtrinti solli “Dujëm”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /abcnews.al