Ndoshta ka qenë një lojë, apo pse jo një mrekulli.
Mirlind Daku u mendua se do të mungonte gjatë për Rubinin në Rusi, veçse sulmuesi shqiptar u kthye papritur në fushë, e madje si titullar.
Kjo, edhe pse më herët trajneri I tij paralajmëroi se mund të humbiste sezonin.
Ylli I kombëtares shqiptare u duk në formë, ndërsa shpëtoi skuadrën nga Tatarstan inga humbja në fushën e Samarës.
Krilja Sovjetov kryesonte 1-0 në atë që në Rusi e quajnë derbi, kur Daku fitoi penallti në fund të pjesës së dytë.
Në 88’, Valentin Vada e ktheu 11-metërshin në gol, ndërsa trajneri Rashid Rahimov deklaroi se Daku u duk mirë në stërvitje gjatë javës, ndaj edhe e aktivizoi.
“Kohët e bukura fillojnë pikërisht tani”, – deklaroi ai më pas.
Sokol Cikalleshi realizoi sërish në Turqi.
Goli I tretë në këtë sezon në Ligën e Parë, erdhi në sfidën që skuadra e tij, Adanaspor, e humbi 1-2 në fushën e Sakariasporit.
Ish-sulmuesi I kombëtares, që ishte në fushë si kapiten, kaloi miqtë në epërsi në 59’, ndërsa ka luajtur gjithsej 12 ndeshje që kur u kthye në Turqi këtë vit.
Një rrjetë vendimtare shqiptar u shënua në Hungari.
Eneo Bitri është kthyer në një hero të vërtetë për ekipin e tij, Gjër, pasi edhe pse luan mbrojtës, ka 5 gola dhe një asist në 18 ndeshje.
Këtë herë, ish-mbrojtësi I Partizanit, goditi në minutën e gjashtë shtesë, pra fare në fund, duke siguruar barazimin 1-1 në në ndeshje të vështirë përballë rivalit Keckemet.
Më e bukura ishte që Bitrit iu deshën vetëm 7 minuta në fushë për të realizuar.