Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë këtë muaj dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian Euro 2024.
Më 17 nëntor, në orën 18:00 Shqipëria do të ndeshet kundër Moldavisë në transfertë, ndërsa më 20 nëntor kuqezinjtë tanë presin në “Air Albania” Ishujt Faroe.
Mirlind Daku ka bërë një reagim duke dërguar një mesazh në rrjetin e tij social Facebook.
“2 ndeshje, për misionin e ëmbël”, shkruante Daku./h.ll/abcnews.al