Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valdete Daka, gjatë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim u shpreh se KQZ është e përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.
Daka u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që të respektohet ligji në mënyrë që të ketë zgjedhje të mbara dhe demokratik.
“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.
Ndër të tjera Daka ka thënë se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira./abcnews.al