Skënderbeu konfirmoi formën fantastike dhe ndaj Kukësit mori fitoren e radhës. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja vlerëson lojën e djemve të tij në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport dhe prek disa tema të tjera.
“Është një kënaqësi që i dhurojmë këtij qyteti, që ka bërë histori me skuadrën e dekladës së fundit. Merita i shkon djemve, kemi zhvilluar lojëra të mira dhe rezultate pozitive në fazën e dytë. Shikoj frymë skuadre dhe të gjithë çunat sakrifikojnë për të arritur rezultate. Ua dedikojmë fitoren tifozëve, të cilët na mbështetën nga jashtë stadiumi.
Kemi pasur dy pamje, njëra ka qenë gjysma e parë e sezonit me goxha oshilacione. I kemi kaluar, kemi fituar stabilitet në lojë dhe rezultate. Jemi ekipi i dytë pas Tiranës me më shumë pikë në fazën e dytë. Tani kemi edhe kontingjentin e plotësuar. Nëse vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë, mendoj se do të kemi një ecuri pozitive.
Mesfusha? Edhe mbrojtja ishte goxha mirë, ishim një ekip i shkurtër. Dita po sakrifikon prej disa ndeshjeve, nuk është mirë, ka probleme në gju. Ka shumë merita, por edhe Daja shkel shumë territor. Kësaj dyshe i jep qetësi edhe Elezi. Pëllumbi dhe Jashanica kanë qenë në sinkron për të mbështetur treshen e mesfushës.
Shumë nxënës rreth vetes? Para pak muajsh kisha 37-vjetorin, jemi mirë deri tani. Titulli? Sigurisht që dënimi ka ndikuar, por do ta zgjeroja pak më shumë. Dënimi i Skënderbeut është ulje e standardit të këtij ekipi, si në kampionat dhe Europë. Ky lloj standardi ndikoi edhe në rënien e nivelit të kampionatit. Shpresojmë që në fund të sezonit të vijë një përgjigje pozitive, do na bënte shumë mirë.
Nuk luajnë trajnerët, ata kanë pjesën e tyre të drejtimit. Sot nuk ishte Daja dhe Shehi, por Skënderbeu me Kukësin. Lojtarët kanë merita, me këtë sakrificë mundin edhe një skuadër shumë të mirë, që deri pak javësh ishte në krye. Titulli? Nuk i kemi prishur punë asnjërit, fokusohemi vetëm te Skënderbeu, shpresoj të rikuperojmë më shumë, gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë“, përfundon Daja. /abcneës.al