Daja: Vendi i parë nuk ndryshon gjë! Rezultat i gënjeshtërt, duket sikur vuajtëm

schedule20:29 - 3 Maj, 2021

schedule 20:29 - 3 Maj, 2021

Partizani i gëzohet vendit të parë në kampionat dhe fitores me Apoloninë. Jasir Asani vendosi fatet e ndeshjes në Elbasan, në një duel që u dominua nga skuadra e Ilir Dajës. Trajneri i skuadrës kryeqytetase ka folu pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Nisur nga rezultati duket fitore e vuajtur, por po të shohim rastet nuk ishte. Pritej nga momenti në moment goli, pasi kur bën aq shumë raste shënon edhe në fund. Ekipi krijoi gjithçka, rrezikoi, kaluam me shumë forca në sulm. Apolonia po mbrohej fort. E prisnim golin dhe na dha qetësi. Veç lojës së mirë morëm edhe tre pikët”.

“Kemi qenë gjithë kohës lart, edhe pse jo të parët. Kreu ka qenë pak pikë larg. Ndaj nuk është se ndryshon diçka ky pozicionim në vendin e parë”, shtoi trajneri Daja, i cili u pyet se si mund të fitohet me ekipe që ngjishen prapa.

“Kemi qenë me 5 sulmues para, krijuam raste. Nëse ekipet mbyllen duhet gjetur një zgjidhje. Kur krijon aq shumë raste tregohet se kemi ditur të çajmë në mbrojtjen e ngjeshur të kundërshtarit”, tha Daja.

“E rëndësishme është të krijojmë rastet. Brenda javës kemi luajtur tre ndeshje, edhe freskia fizike ndikon në rastet para porte. bëmë gjithçka të fitonim dhe besoj se mund të shënonim më para, çka mund të na jepte qetësinë për të shënuar edhe më shumë. E merituam fitoren, krijuam shumë situata dhe morëm tre pikët që vlejnë shumë tani që po shkon kampionati drejt fundit”.

“Futboll është lojë situatash, që gabime ndodhin në fillim dhe në fund. Kemi lënë dy pikë me Apoloninë në këtë stadium në fund në ndeshjen tjetër. Nuk kishim tension në fund. Luajtëm pak me topa të gjatë në fund, që nuk e zhvillojmë zakonisht. Kontrolluam lojën dhe nuk është se kishim ndonjë problem. Krijuam raste edhe për golin e dytë, me Koten. Ndodh edhe të dënohesh, por siç po luanim nuk kishim ndonjë trysni të madhe”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!