Daja: Tirana nuk ka siguruar asgjë, Skënderbeu do të ruajë ritmin

schedule00:02 - 2 Qershor, 2020

schedule 00:02 - 2 Qershor, 2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për emisionin Pressing në ABC News me anë të një lidhje Viber. Në fjalën e tij, kreu i pankinës së “Ujqërve të Dëborës”, fillimisht përcolli ngushëllimet për vdekjen e Dorian Tahirllarit, 18-vjeçarit që ka qenë pjesë e Skënderbeut.

Më pas foli për futboll dhe për pushimin e gjatë që kanë bërë: “Sigurisht që është shumë e vështirë, sepse nuk dihen akoma ekipet e rëndësishme që po nis kampionati, pasi është një humbje për komitetin sportiv. Mendoj që nuk do t’i shërbej x apo y”.

“Besoj që ka një diference pikësh që në aspektin psikologjik do të ketë një qetësi. Tirana i ka shanset më të mëdha, por kjo s’do të thotë që në 10 javë kampionat, çdo gjë është e siguruar. Diferencën me 9 pikë Tirana duhet ta ruajë”.

“Skënderbeu? Ne kemi filluar stërvitjen prej dy javësh, është e vështirë ta fusësh ekipin në formën e duhur, mendoj se me kontigjentin që kemi dhe lojtarët kryesorë që do të hedhim në fushë, do i ndërthurim me të rinjtë. Shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm që kishim para pandemisë, duke shfrytëzuar të gjitha energjitë”. /abcnews.al