Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas fitores 2-0 kundër Luftëtarit. Në fjalën e tij për Supersport, tekniku i “Ujqërve” u shpreh:
NDESHJA – “Rezultati negativ ndaj Vllaznisë ndkoi dhe ne nuk ishim të qartë. Kisha ndeshje të improvizuar dhe kaluam Ditën mbrapa. Kemi dëmtimin e Muzakës që është i rëndë dhe mësohet nesër, por besoj se për 1 muaj nuk do ta kemi gati. Kemi edhe futbollistë që nuk mësohen me manovrën e Skënderbeut. Kishim 3-4 sulmues me Gripshin në pozicion të ri dhe Krasniqin në krahun e majtë. Jemi një Skënderbe në ndërtim pasi problemet që kishim e shohim renditjen nga poshtë lart. Duhet të jemi me këmbë në tokë”.
RASTET – “Goditjet në portë janë statistikë që duhen vlerësuar, por dua të them që Luftëtari ishte i ngjeshur. Kishim mungesë iniciative nga Gripshi dhe Muzaka. Më mirë të fitosh me këtë statistikë sesa të humbësh e barazosh me shumë raste. Do t’i jap hapësirë të rinjve”, tha Daja./abcnews.al