Partizani i është përgjigjur Teutës kryesuese të kampionatit, teksa është ngjitur në vendin e dytë së bashku me Vllazninë. Triumfi me Bylisin e ka kënaqur trajnerin Ilir Daja, i cili pas ndeshjes në “Air Albania Stadium” ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Më pëlqeu frymë e grupit, shpirti i skuadrës, si dhe veprimet tekniko-takime. Bëmë lojë bindëse, por kemi për të rregulluar në finalizim. Shënuam vonë golin e dytë dhe kënaqemi që shënuan të tre sulmuesit. Ndërrimet i dhanë freski skuadrës dhe nuk e ndryshuan manovrën”.
“Mungesa e Hasanit nuk ka të bëjë me stafin teknik, por me dëmtimin. Ka dy javë që stërvitet me grupin. Kur të ketë gjendje të mirë fizike do të ketë më shumë minuta. Nuk duam të kthehemi prapa, me ndonjë dëmtim tjetër. Eksperienca e tij na vlen dhe mund të përdorim në ndonjë pozicion tjetër”.
“Bylisi ka një ekip të mirë, kishte 7 vite që nuk fitonim në shtëpi. Nuk është e lehtë t’i mundësh, për vetë mënyrë si luajnë, për potencialin dhe forcën rinore që ka. Kishim dëshirë të shënonim shpejt golin e dytë. Kur krijon shumë raste trajnerit nuk i ngel shumë peng, veç pjesës së finalizimit. Mesfushorët dhe sulmuesit ishin altruistë sot dhe kjo është diçka e rëndësishme në një grup”.
“Nëse e ndërton sulmin nga mbrojtja përbën edhe njëfarë risku. Të gjithë gabojnë, edhe pse në mbrojtje nuk lejohen. E rëndësishme është që nuk ka gabime në vazhdimësi. Pranohet ndonjë gabim, jemi në javën e 27-të”.
“Nuk duhet të flasim, që një fitore dhe shkuam te titulli. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse luajmë si sot, besoj se gjërat i kemi në vijë. Ndryshe do shkojmë drejt barazimeve. Nuk na lejohen, pasi jemi në fazën e fundit të kampionatit”.
“Ekipi i radhës është ai që na hap më shumë punë. Kësaj jave na hap Kastrioti. Nuk ka shumë diferenca dhe duhet vlerësim maksimal. Gabojmë po të nënvlerësojmë ndonjë skuadër. Kemi mungesë pikësh me ekipet poshtë në klasifikim. Të gjitha janë të vështira”.
“Kalendari? Në stadiume mungojnë tifozët dhe nuk është se transferuat janë të vështira. Ndeshjet janë njëlloj. Bylisi erdhi këtu dhe bëri futboll të mirë, ashtu shkojmë edhe ne jashtë. Tifozët nuk janë dhe transfertat kthehen si të barabarta”, tha Daja në mbyllje. /abcnews.al