Daja: Objektivat e mia paralel me Skënderbeun. Partizani? Shohim e bëjmë

schedule19:51 - 18 Korrik, 2020

schedule 19:51 - 18 Korrik, 2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli menjëherë pas fitores 0-1 kundër Luftëtarit për Supersport, aty ku foli për mbarëvajtjen e sfidës, rastet e shpërdoruara dhe të ardhmen e tij.

NDESHJA – “Është fund kampionati dhe të gjitha ekipet kanë probleme. Më vjen keq që një qytet si Gjirokastra nuk do të jetë në Superiore. Ka disa djem që duhen falënderuar që vazhdojnë të luajnë dhe të japin maksimumin. Në fund fare, në këto momente që jemi, mundet që ta kishim çuar lojën në një avantazh që do të na jepte qetësinë. Sepse në fund fare, pavarësisht se nuk kemi luajtur mirë, kemi pasur shumë raste para porte”.

RASTET – “Kur ka rënie të gjendjes fizike, ajo që rëndohet është sistemi nervor. Qetësia për të shënuar, nuk është e duhura. Plus që sot kishim ndryshuar dhe vendosje. Ndoshta kjo mund të bënte që lojtarët të ishin në pozicione të spostuara. Në fund fare, duhet të kishim finalizuar, sepse u shpërdoruan shumë raste të pastra”.

E ARDHMJA – “Objektivat e mia shkojnë paralelisht me objektivat e Skënderbeut. Kam qejf që të marr maksimumin me çdo ekip që drejtoj. Përjashto periudhën e fundit pas pandemisë, ku nuk kemi pasur formën e duhur, besoj se një meritë të madhe kanë dhe çunat që për këto dy ndeshjet e fundit, të japin maksimumin dhe ta çojmë Skënderbeun në Europë, pastaj të presim vendimin”.

KRASNIQI – “Me rastin e golit, kur shkoi me shpejtësi maksimale në ekzekutim, në rastet e tjera, kishte ritëm më të ulët. Këtij lojtari që ka karakteristikë potencën dhe shpejtësinë, nëse nuk i shfrytëzon, shpërdoron raste të shumta”.

PARTIZANI – “Atëherë, është një histori e përsëritur. Unë do të vazhdoj të jem trajner i Skënderbeut dhe besoj se në këto 10 ditë që na kanë ngelur, të premten me Kukësin dhe të mërkurën me Partizanin, t’i motivoj djemtë për të kapur një vend në Europë. Kjo është më e rëndësishme për momentin. Pastaj, shohim e bëjmë”, tha Daja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!