Daja: Nuk dua të flas për penalltinë, shikoni pak faullet e kundërshtarit

schedule19:19 - 20 Qershor, 2020

schedule 19:19 - 20 Qershor, 2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u mor më shumë me gjykimin në fjalën e tij për Supersport pas humbjes 1-0 me Bylisin në Ballsh. Sipas Dajës, shumë kundërsulme të skuadrës së tij u ndërprenë nga faulle të ndëshkueshme.

“Në fakt, ashtu siç shkoi loja, pjesa e mërzitjes është prezente. Mënyrën si erdhi kjo humbje, na dëmtoi jashtë mase. Nuk jam nga ato trajnerë që merrem shumë: u dha penallti, nuk u dha penallti. Ajo që më shqetëson, është fakti se duhet të mbrojmë lojtarët. Në këtë situatë ku virusi është gjithandej, të mbrojmë lojtarët nga dëmtimet, pasi nga ky profesion, ushqehen. Skënderbeu ka më shumë kartonë se të gjithë ekipet e tjera në Superiore, do të thotë që jemi shumë të dhunshëm dhe do t’iu them futbollistëve ta ulin dozën.

E para, mos i ngatërroni gjërat. Nuk thashë që nuk ishte 11-metërsh. Bëni një analizë të ndeshjes, sa ndërprerje janë me faulle në mesfushë kur ne dalim në kundërsulm. 11-metërshi është i fundit fare, nuk ka lidhje. Pse doli mbrojtësi i djathtë i joni? Këtë shikoni. Janë 5-6 aksione që ndërpritet, asnjë karton. Mara bën të njëjtin faull, ndëshkohet direkt. Loja me taka? Nëse ndëshkohen me të kuq lojtarët e mi, të ndëshkohet dhe kundërshtari në të njëjtën mënyrë. Arbitri duhet t’i mbrojë lojtarët.

Më shumë, ishte mungesa e Meksit, sepse është një lojtar në formë shumë të mirë. Sigurisht që dhe Dita edhe Pollozhani janë dy lojtarë që i japin qetësi ekipit, pasi kanë shumë eksperiencë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj, dhe Jashanicën e kemi sakrifikuar. Unë nuk po flas si e mbajti arbitri, e dha nuk e dha penallti.

Po flas për gjëra të dukshme, që janë të shumta. Nëse ndërpritet 8 herë aksioni, ky është problemi. Nuk po e them për alibi ose për të mbrojtur lojtarët”, u shpreh Daja../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!